Putini teston vaksinën eksperimentale kundër Covid-19 që merret nga hunda

0
93

Presidenti rus Vladimir Putin ka testuar një vaksinë eksperimentale nga hunda kundrejt Covid-19 që nuk është ende në fazën e provës klinike.

Putin gjithashtu mori një përforcues Sputnik Light të prodhuar nga Rusia të dielën, gjashtë muaj pas dozës së tij të dytë të Sputnik V.

Pas marrjes së vaksinës përforcuese, Putin doli vullnetar për të marrë pjesë në testimin e vaksinës nga hunda në zhvillim nga Qendra Gamaleya, prodhuesi i Sputnik V.

Putin tha se “nuk ndjeu asgjë” pas vaksinimit nga hunda.

“Sot, pas këtyre dy procedurave, injeksionit dhe asaj nga hunda, pas asaj nga hunda shkova për sport këtë mëngjes. Kështu që mund të dëshmoj se gjithçka po zhvillohet ashtu siç thonë shkencëtarët tanë,” – tha Putin.

Në mesin e tetorit, Ministria Ruse e Shëndetësisë miratoi provat klinike të një forme spërkatëseje hundore të vaksinës Sputnik V të zhvilluar nga Qendra Gamaleya.

Rusia ka mbetur prapa pjesës më të madhe të botës kur bëhet fjalë për vaksinimin e popullsisë së saj, pavarësisht se është vendi i parë në botë që miratoi një vaksinë kundër koronavirusit, Sputnik V, për përdorim në gusht 2020.

Sipas shifrave të fundit të disponueshme nga tetori, 47.8 milionë rusë kanë marrë vaksinën e tyre të parë dhe 42.4 milionë janë vaksinuar plotësisht në një vend me një popullsi rreth 146 milionë.

Vendi ka regjistruar 262,733 vdekje nga Covid-19, sipas shifrave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins.