PZAP-ja paralajmëron partitë: Bëni fushatë në përputhje me ligjin, se do të gjobiteni

Paneli Zgjedhore për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me fushatën zgjedhore e cila fillon zyrtarisht më 25 shtator.

Gyltene Sylejmani, kryetare e PZAP-së, u ka bërë thirrje që partitë politike të bëjnë fushatë në përputhje me ligjin, pasi në të kundërtën do të shqiptojë gjoba deri në 50 mijë euro.

“Qëllimi i kësaj konference është t’i njoftojmë gjithë opinionin se fushata zgjedhore nisnga data 25- shtator deri më 4 tetor”, raporton Ekonomia Online.

“Të gjitha subjektet politik kanë të drejtë të mbajnë tubime të bëjnë fushatë të drejtë në përputhje me ligjin. Por janë kornizat ligjore për fushat zgjedhore, vendet e lejuara dhe të gabuara të fushatës zgjedhore. PZAP-ja mund të shqiptoj gjoba deri në 50 mijë euro”.

Lini një Përgjigje