Që nga e mërkura, veturat nuk do të hyjnë në kryeqytet

0
209

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka bërë me dije se nga pasnesër (e mërkurë) nuk do të lejohet hyrja e veturave në kryeqytet.

Ai në një konferencë për medie së bashku me ministren e Mjedisit, Albana Reshitaj, ministrin e MPB-së, Flamur Sefaj dhe zëvendësdrejtorin e Policisë, Naim Rexha, ka thënë se në bazë të planit,  në orën 06:00 do të filloj plani për ndalimin e veturave për në Prishtinë.

Pacolli ka thënë se bartja e udhëtarëve për në Prishtinë do të bëhet me autobusët e Trafikut Urban.

Ai ka thënë se numri i veturave që hynë e dalin nga Prishtina në një ditë, shkon në 120 mijë vetura.

Në anën tjetër, ministrja Reshitaj ka treguar se kanë vendosur, së bashku me komunën, të ndalojnë shitjen e thënxhillit dhe të inspektojnë bizneset që funksionojnë me thëngjill, duke shkaktuar ndotje tejet të madhe.