Qëlluan me kallashnikov në fshat, arrestohet një adoleshent, një tjetër shpallet në kërkim

0
302

Gjashtë të rinj kanë prishur rendin e qetësisë publike duke qëlluar me armë zjarri në ajër në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Policia sekuestroi armën e zjarrit kallashnikov, me të cilën adoleshentët kanë qëlluar në ajër.

Në pranga ka rënë një 16-vjecar, i identifikuar si E. Z., banues në fshatin Grudë. Ai akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Në lidhje me këtë ngjarje është bërë shpallja në kërkim e adoleshentit K. F., 15 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, i akuzuar për “Prishja të rendit dhe qetësisë publike”.

Ndërsa katër adoleshentë të tjerë, të moshës 15 e 16 vjeç, janë procedura penalisht në gjendje të lirë.

Arrestimi u bë pasi Policia e Shkodrës mori telefonata nga banorët se midis fshatit Hot i Ri dhe Grudë e Re po qëllohej me armë zjarri nga disa të rinj.

Për të shmangur pasojat, forcat “Shqiponjat” dhe disa Patrulla të Përgjitshshme, nën drejtimin e grupit të drejtimit, shkuan menjëherë në fshatin Hot i Ri dhe kapën adoleshentët, ku njëri prej tyre ia doli t’ia mbathte.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme./noa.al/