Qeni sulmon dy persona në Rahovec, dëshmitari e qëllon me pushkë të gjuetisë 

0
441

Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që qeni i tij ka sulmuar një mashkull dhe një femër.

Ngjarja ka ndodhur në Rahovec pasditen e djeshme.

Ndërsa, një person që ka parë ngjarjen me pushkën e tij të gjuetisë të cilën e ka pasur me leje ka shtënë në drejtim të qenit duke e mbytur.

Të dy personat të cilët janë sulmuar nga qeni kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pushka është sekuestruar, ndërsa pronari i qenit është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./ksp