Qeveria hesht për marrëveshjet e arritura në mes Kosovës dhe Serbisë në Mynih

Sot në Mynih është nënshkruar marrëveshja për hekurudhat dhe ajo për autostradën që do të t’i lidhin Prishtinën dhe Beogradin.

Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve është bërë me ndërmjetësimin Richard Grenell, të dërguarit të Presidentit Donald Trump dhe në praninë e dy presidentëve të vendeve përkatëse, atij serb Aleksandar Vuçiq dhe atij të Kosovës Hashim Thaçi. I pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Mirëpo në gjithë këto zhvillime nuk është përfshirë fare qeveria e re e drejtuar nga Albin Kurti. Në Mynih janë duke negociuar vetëm dy zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, Xhemë Veseli dhe Ramë Qupeva të shoqëruar nga presidenti i vendit.

Edhe përkundër faktit se qysh nga dje është ditur se do të nënshkruhej një marrëveshje e tillë për hekurudha e autostradë, nga qeveria Kurti në Prishtinë ende nuk është bërë asnjë reagim.

Përveç anëtarit të kryesisë së LDK-së Skënder Hyseni, i cili e ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes, nga kjo parti nuk ka pasur reagime të tjera deri më tani.

Lini një Përgjigje