Qeveria ia ndalon hyrjen në Kosovë patriarkut, Porfirije

Zyra për Kosovën në kuadër të Qeverisë së Serbisë ka deklaruar se institucionet kosovare nuk e kanë lejuar Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, të hyjë në Kosovë.

Në reagimin e lëshuar nga kjo zyrë thuhet se ndalesë për të hyrë patën edhe shtatë peshkopë të tjerë që do ta shoqërorin Porifirijen. Ata kishin për të marrë pjesë në Kuvendin e Shenjtë të Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe në Pejë.

“Patriarku serb ishte dashur të kalonte sot në orën 13:30 në Merdarë. Por në momentin kur ai ishte afër vendkalimit nga Kosova erdhi një ndalim duke thënë se kreu i Kishës Ortodokse Serbe nuk mund të hyjë në hapësirën e Kosovës, ndalimi erdhi 13 minuta para vizitës së paralajmëruar “, thuhet në njoftimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Lini një Përgjigje