Qeveria Kurti hyn në histori si më jetëshkurtra, mbijetoi vetëm 51 ditë

0
53

Albin Kurti ka hyrë në histori si kryeministri që e udhëhoqi ekzekutivin e vendit për vetëm 51 ditë, duke bërë që Qeveria e tij të jetë më jetëshkurtra ndonjëherë në Kosovë.

Mocionin për rrëzimin e Kurtit e nisi Lidhja Demokratike e Kosovës, me të cilën Lëvizja Vetëvendosje ishte në koalicion qeverisës.

LDK-ja e prishi koalicionin pasi Kurti shkarkoi pa paralajmërim ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe nuk e hoqi taksën ndaj Serbisë pas kërkesave të Amerikës, po ashtu LDK tha se VV-ja tentoi ta nënshtrojë e përul partinë “Rugoviane”, shkruan Metro.

Për rrëzimin e Kurtit, LDK-ja u ndihmua dhe nga partitë opozitare, PDK-ja, AAK-ja, Nisma, dhe pakicave.