Qeveria merr vendim për ata që kanë detyrime tatimore ndaj ATK-së

Qeveria e Kosovës thotë se për të ndihmuar bizneset në tejkalimin e gjendjes së shkaktuar nga pandemia, ka marrë vendim që të shtyjë bllokimin e llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj ATK deri më 30.04.2021.

Qeveria ka marrë vendim edhe të shlyejë ndëshkimet për tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore ndaj ATK nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021.

Ky vendim u propozua nga Ministria e Financave.

Lini një Përgjigje