Qeveria merr vendim për rivarrimin e dëshmorëve Afrim Zhitia, Fahri e Bahri Fazliu dhe Agron Rahmani

0
211

Qeveria në detyrë, në mbledhjen e saj sot ka miratuar propozim-vendimin për kursime dhe ndarje buxhetore të organizatave buxhetore, në pajtim me nenin 15 të Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Po ashtu në këtë mbledhje është miratuar edhe raporti i Thesarit për të hyrat dhe shpenzimet dhe shpenzimet për periudhën 9 mujore.

Këto dy propozim vendime i ka arsyetuar ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, i cili tha se përfitues i vendimit të parë janë Policia e Kosovës me mbi 4 milionë euro për blerje të pajisjeve, po ashtu para janë ndarë edhe Ministrisë së Punës, Ministrisë së Jashtme dhe SShKUK.

Po ashtu në këtë mbledhje është miratuar edhe propozim vendimi për rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit. Siç merr vesh Fokusi.info, bëhet fjalë për deshmorët Afrim Zhitia, Fahri e Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani. Ato do të rivarrosen në varresat e dëshmorëve në Prishtinë.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se nëse vonohet edhe më tej formimi i qeverisë të mbahen edhe një mbledhje e ardhshme, duke parë rëndësinë për vendin.

Mbledhja e fundit e qeverisë në detyrë ishte mbajtur më 26 korrik.