Qeveria miraton buxhetin për vitin 2021

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar buxhetin për vitin 2021.

Projektbuxhetin përpara ekzekutivit e ka prezantuar Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ku ka thënë se buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro.

Bajrami ka thënë të gjitha parashikimet buxhetore shoqërohen me pasiguri për shkak të situatës me pandeminë e cila mund të përkeqësohet.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se si pasojë e pandemisë COVID-19, ekonomia mund të tkurret për 6.7 për qind, raporton GazetaBlic.“Ekonomia e vendit pritet të tkurret mbi 6.7 për qind, efekti negativ i pandemisë mendohet që ka arritur kulmin. Gjatë vitit 2021 pritet të rritet me 5.2 përqind. Parashikimet janë të rrethuara me pasiguri të larta. Kontributi kryesor në rritjen ekonomike pritet të vijë nga eksporti total”, ka thënë Bajrami.