Qeveria miraton planin e punës së Zyrës për Luginën e Preshevës për vitin 2021

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka miratuar planin e punës së Zyrës për Luginën e Preshevës, për periudhën fillestare dymbëdhjetë mujore janar – dhjetor 2021.

Aktivitetet kryesore që Zyra për Luginën e Preshevës do t’i realizojë janë implementim i përgjegjësive të dhëna me vendimin për themelimin e saj, të mbështetura në nevojat e popullsisë shqiptare në Luginë dhe të elaboruara në një dokument si pjesë esenciale e programit të punës, për 12-mujorin e parë.

Ju rikujtojmë se Qeveria e Republikës së Kosovës më 28 shtator 2020, ka themeluar “Zyrën për Ofrimin e Asistencës ndaj Qytetarëve të Luginës së Preshevës”.

Sipas këtij vendimi, Zyra për Luginën e Preshevës do të ketë përgjegjësinë që të ndërmarrë dhe koordinojë të gjitha veprimet institucionale, nën mbikëqyrjen e Zyrës së Kryeministrit, në fushën e arsimit, kulturës, ekonomisë si dhe në fusha të tjera që dalin si nevojë e kohës.

Lini një Përgjigje