Qeveria mund të rrëzohet, PSD nuk e voton buxhetin pa shkarkimin e Rikallos

Me 31 janar është paraparë të mbahet seanca në të cilën do të vihet në votim buxheti për vitin 2019.

Ndonëse Haradinaj është shprehur optimiste për kalimin e buxhetit, hapat paraprak që e mundësojnë kalimin e këtij ligji, nuk janë bërë ende.

Buxheti për vitin 2019 mund të kaloj në Kuvend vetëm me votat e PSD-së, por këta të fundit po shprehen të palëkundur në qëndrimet e tyre.

Nuk do ta votojnë buxhetin, pa shkarkimin e ministrit të Bujqësisë Nenad Riakllo.

E për një gjë të tillë nuk po jepen shenja nga Qeveria e Kosovës.

Por nga PSD kanë treguar edhe njëherë se buxheti mund të dështoj, por ata nuk japin votën pa përmbushjen e kërkesave të tyre.

Shqipe Pantina nga Partia Social Demokrate, i ka thënë Gazetës Blic se Qeveria i ka votat e sigurta për buxhetin, vetëm kur ta shkarkoj Rikallon.

“Shkarkimi i Ministrit të Bujqësisë, z. Nenad Rikallo është një nga 5 kushtet e parashtruara nga Partia Socialdemokrate për votimin e projekt-ligjit për buxhetin. Partia Socialdemokrate nuk e voton projekt-ligjin për buxhetin në lexim të dytë, pa shkarkimin e z.Rikallo” i ka thënë Pantina Gazetës Blic.

Ajo madje ka theksuar se vota e tyre lidhet edhe me projektligjin për Qeveri.