Qeveria ndan 1.1 milion euro për Trepçën

Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 1.1 milionë euro për ndërmarrjen “Trepça”.

Kjo ndihmë për këtë kompani është bërë pas takimit që ka pasur Hoti me bordin drejtues të ndërmarrjes.

Në konferencë për media Hoti ka thënë se këto mjete ndahen nga taksat e qytetarëve të Kosovës dhe për to ka një kushtëzim – që menjëherë të përmirësohet situata në Trepçë. /Fokusi.info/