Qeveria ndan nga 5 mijë euro për 24 shoqatat për të pagjeturit

Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e rregullt të saj ka ndarë nga 5 mijë euro për secilën nga shoqatat për të pagjeturit, e që sipas kryeministrit janë 24.
Haradinaj një ditë më parë tha se do të propozojë në mbledhjen e Qeverisë ndarjen e këtyre mjeteve për shoqatat e të pagjeturve.
Ai gjatë takimit që pati me përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve theksoi se pa e shtri dorën e pajtimit familjarët e të pagjeturve edhe pajtimi me Serbinë është i vështirë.
Haradinaj gjatë këtij takimi tha se shpreson që një ditë do të arrihet një marrëveshje me Serbinë, marrëveshje kjo e njohjes reciproke dhe pajtimit.
“Pa e shtri dorën e pajtimit ju familjarët e të pagjeturve edhe pajtimi është i zorshëm…Dëshirojmë që në periudhën e para dialogut ta trajtojmë me respekt edhe çështjen e të pagjeturve”, kishte thënë Haradinaj, duke shtuar se në bazë të të dhënave që ka janë edhe 1647 të pagjetur.