Qeveria pritet që të zhvleftësojë 305 pasaporta diplomatike

Qeveria e Kosovës pritet t’i zhvleftësojë 305 pasaporta diplomatike, që më herët u ishin dhënë personave të ndryshëm.

Mësohet se këto dokumente që krijojnë privilegje të mëdha për poseduesit, u ishin ndarë, mes tjerëve edhe shumë biznesmenëve, këngëtarëve dhe tjerëve, për të cilët thuhet se nuk i merituan.

“Në qeveritë e mëhershëm, këto pasaporta iu dhanë, pa ndonjë arsye bindëse, edhe të afërmëve të zyrtarëve dhe personave tjerë që kishin ndonjë lidhje me ata që ishin në pushtet”, ka thënë një burim për televizionin Klan Kosova.

Mësohet se janë rreth 1 mijë e 5 persona në Kosovë që janë të pajisur me pasaportë diplomatike.