Qeveria vendos të shpronësoj ish-Hotelin Victory, do të vendoset policia

Qeveria e Kosovës ka vendosur për shpronësimin e pronës së paluajtshme ish-shoqërore “Auto Prishtina” përkatësisht ish-Hoteli Victory për nevojat e Policisë së Kosovës.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, tha se janë përmbushur të gjitha dispozitat ligjore që kjo pronë të shpronësohet.