Qeverisë i shtohen edhe tre zëvendësministra nga radhët e LDK-së

0
215

Qeverisë së Kosovës i janë shtuar edhe tre zëvendësministra.

Siç është bërë e ditur përmes një komunikate për media, kryeministri Kurti ka pranuar sot tre propozimet e LDK-së për zv/ministra.

Në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, është emëruar Bajram Gecaj, në atë të Ministrisë së Shëndetësisë, Izet Sadiku dhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Arton Retkoceri.

Ndryshe, ndër zotimet kryesore të qeverisë Kurti ka qenë se do të ulet ndjeshëm numri i zv/ministrave, teksa në qeverinë Haradinaj kishte një numër të madh të tyre.