QUINT i propozon Kurtit që kryetarët t’i ushtrojnë detyrat e tyre jashtë objekteve komunale në veri

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është deklaruar në emër të QUINT-it, për takimin që patën sot me kryeministrin Albin Kurti.

Hovenier ka deklaruar se sot patën një propozim që të ketë dakordim për të uljen e tensioneve në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, transmeton klankosova.tv.

Sipas tij çështja ka qenë nëse Kurti pranon ose jo, që kryetarët e komunave ta ushtrojnë detyrën e tyre të kryetarit prej një vendi tjetër, por jo në objektet komunale.