Qytetar Nderi i Vushtrrisë

Shkruan: Gëzim Saraçi

Nuk është aspak e lehtë që të gjenden njerëzit e duhur për t’u dekoruar, por megjithatë jam shumë i bindur se ne nuk gabuam. Ndihemi krenar që kishim bashkëluftëtarë të tillë.

Ndihem po ashtu shumë krenar që së bashku me Nezir Klinakun ishim iniciatorë që Komuna e Vushtrrisë të ndante titullin më të lartë që ndanë komuna jonë, Titullin Qytetar Nderi, për katër SHKUPJANËT, siç i quanim në luftën e UÇK-së: Muarem Amati – MARKU, Sefer Imishti – DANI, Zekria Islami – SHAKI dhe Osman Islami – TONI.