Haradinaj: Qytetarët e Obiliqit së shpejti do t’i gëzojnë përfitimet që sjell ligji

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me kryetarin e Obiliqit, Xhafer Gashi, me ç’rast kanë diskutuar lidhur me ligjin për këtë qytet.

Haradinaj deklaroi se do të punojnë me një dinamikë të përshpejtuar të implementimit të plotë të Ligjit për Obiliqin.

“Për një dinamikë të përshpejtuar të implementimit të plotë të Ligjit për Obiliqin bashkëbiseduam sot me kryetarin Xhafer Gashi. Qytetarët e Obiliqit së shpejti do t’i gëzojnë përfitimet që sjell ky ligj, i cili do të ndikojë në përmirësimin e gjithëmbarshëm të mirëqenies dhe ngritjen e parametrave të ri buxhetor për këtë komunë”.RH