Qytetet më të lira dhe më të shtrenjta në botë

Parisi së bashku me Hong Kongun dhe Singaporin kryesojnë listën e qyteteve më të shtrenjta në botë.

Është hera e parë që tri qytete ndajnë vendin e parë në historinë 30-vjeçare të vëzhgimit të Njësisë së Inteligjencës së Ekonomistit, që krahason të dhënat nga 133 qytete botërore.

Kryeqyteti francez, që ishte i dyti vitin e kaluar është një prej dy qyteteve evropiane në “Top 10”.

Vëzhgimi krahason të dhëna për gjëra të përbashkëta, si buka, transporti, duhani, alkooli, e deri tek prerja e flokëve.

Qytetet evropiane kanë tendencë të kenë shpenzimet më të larta në kategoritë shtëpiake, kujdesin personal, rekreacion dhe argëtim, duke i bërë qytete të shtrenjta për t’u jetuar.

Qytetet më të shtrenjta:

1. Singapore (Singapore)

1. Paris (France)

1. Hong Kong (China)

4. Zurich (Switzerland)

5. Geneva (Switzerland)

5. Osaka (Japan)

7. Seoul (South Korea)

7. Copenhagen (Denmark)

7. New York (US)

10. Tel Aviv (Israel)

10. Los Angeles (US)

Ndërsa, qytetet që janë të renditura në fund të kësaj liste janë kryesisht vendet me konflikte dhe me inflacion të lartë.

Qytetet më të lira:

1. Caracas (Venezuela)

2. Damascus (Syria)

3. Tashkent (Uzbekistan)

4. Almaty (Kazakhstan)

5. Bangalore (India)

6. Karachi (Pakistan)

6. Lagos (Nigeria)

7. Buenos Aires (Argentina)

7. Chennai (India)

8. New Delhi (India)

Lini një Përgjigje