Radhë të gjata në Morinë (VIDEO)

Fluksi i kalimtarëve të të shqiptarëve të Kosovës në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinë të Kukësit, gjatë fundjavës ishte tepër i madh. Radhët e gjata ishin deri në Vërmicë në brendësi të territorit të Kosovës.
Udhëtarët pritën gjatë për shkak të fluksit.Shkak për këtë ka qenë përmirësimi i kushteve meterologjike.
Por edhe punimet që po bëhen në doganë po pengojnë punën.
Bujar Muçmata: “Mospërfundimi i plotë i punimeve në pikën kufitare të Morinës duket se ka dhënë efektet e para negative me fluksin e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë. Ka pengesa gjatë lëvizjes duke krijuar edhe radhë të gjata, të cilat janë në brendësi të territorit të Kosovës”.
Në funksionon janë katër sportele, të cilat po punojnë me kapacitet dhe procedurë të përshpejtuar.
“Vijmë për weekend, por radhë e gjatë makinash”.
“Është e gjatë kolona. Policia flen gjumë aty”!
“Vijmë për weekend. Ne jemi të interesuar shumë, mirëpo neglizhenca është shumë e madhe”
Kryesisht, bregdeti shqiptar mbetet destinacioni i preferuar i qytetarëve nga Kosova. Nuk shmangin asnjë fundjavë, aq më pak tani, kur edhe kushtet e motit janë përmirësuar./abcnews.al