Radio Kosova e Lirë dhe Agjencia Kosovapress shënojnë 21-vjetorin e themelimit

0
234
Foto RKL

Më 4 janar të vitit 1999, të themeluara nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kohën e luftës nisin së transmetuari Agjencia e Lajmeve “Kosovapress” dhe “Radio Kosova e Lirë”.

Këto dy mediume, kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për informimin e opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar rreth luftës çlirimtare të UÇK-së si dhe për krimet serbe mbi popullsinë civile, duke qenë burimi kryesor informativ i atëhershëm./Fokusi.info/