Ragmi Mustafa: Mungesa e teksteve, problemi kryesor

0
517

Kryetari Ragmi Mustafa dhe komisioni për arsim priti në selinë e KKSH drejtorët e shkollave shqipe në Luginë të Preshevës me të cilët u diskutuan problemet dhe mundësia e bashkëpunimit në mes shkollave shqipe dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Nga kjo mbledhje, KKSH dhe drejtorët e shkollave dolën me iniciativë të krijimit të rrjetit të mësimdhënësve të shkollave shqipe në Luginë të Preshevës, iniciativë e cila është edhe zotim i zgjedhjeve të nëntorit të vitit që lamë pas.

Tema tjera si: problem i mungesës së teksteve mësimore në gjuhën shqipe, shqyrtimi i testeve, ditarët digjital, trajtimi i plan programit, garat e nxënësve  u diskutuan dhe u trajtuan  veç e veç, duke u munduar të gjendet mënyra e qasjes së këtyre problematikave në afat sa më të shkurtër.

Gjithashtu u vendosën prioritetet për secilën temë, duke u dakorduar për një agjendë të përbashkët në realizimin e zotimeve dhe konsumimin e të drejtave në fushën e arsimit.