Rahovecasit këmbëngulin për qasje në autostradë (Video)

Qytetarët e Rahovecit kanë mbledhur mijëra firma, njofton Klan Kosova.

Me nënshkrimet e tyre që i dhanë gjatë javës së kaluar ata po e kundërshtojnë trasën e autostradës së Dukagjinit që kalon nëpër territorin e kësaj komune.

Njëri nga nënshkruesit tregoi pse e kundërshton trasën aktuale.

Në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se nuk ka pasur fare ndërrim të varianteve të autostradës ashtu siç pretendojnë banorët e Rahovecit.

Sipas tyre ky projekt është përkrahur nga rahovecianët edhe gjatë mbledhjeve me qytetarë.