Rakia e uiski mund të vrasin COVID-19; Koronavirusi i ri, më i ndjeshëm ndaj alkoolit se SARS e MERS

0
369

Një studim i ri nga shkencëtarë gjermanë e zvicerjanë thotë së fundmi se koronavorusi i ri është më i ndjeshëm ndaj alkoolit sesa viruset e Sars e Mers dhe mund të vritet nga përqendrime të etanolit prej 30%.

Megjithse pijet si uiski, rakia e xhin kanë përqendrime alkooli më të larta se 30% shkencëtarët përsëri nuk i rekomandojnë ato si dezinfektues dhe theksojnë që pirja e tyre nuk është parandaluese apo kurim për Covid-19.

Drejtuesja e studimit Stephanie Pfaender, tha dje se eksperimenti është kryer në kushte laboratorike dhe nuk tregojnë se si mund të përdoren në kushte personale pijet alkoolike.

Ajo tha: “Ne nuk rekomandojmë konsumin e pijeve alkoolike, pasi po flasim për një sasi minimale alkooli që ka hyrë në kontakt me virusin për një periudhë të caktuar kohe”.

Pfaender e departamentit të virologhisë në Universitetin e Ruhr, Bochum, përdorën mostrat e vrusit nga një pacient dhe infektuan me të qeliza kafshësh, të cilat më pas u vendosën në kontakt me alkoole të përqendrimeve të ndryshme.

Pas testimit të alkooleve të forta, ata u habitën se dhe alkooli 30% kryente një dezinfektim që përputhej me standardet e OBSH.

Studiuesit thanë se koronavirusi i ri duket më i dobët ndaj alkoollit sesa dy koronavoruset e tjera Sars e Mers, të cilat ikanë rezistuar përqendrimevge të alkooli prej 35-40 përqind./TCh