Rama: Berisha është penduar që nuk më vrau kur ishte në qeveri

505
Situata politike në Shqipëri ka ngjallur mjaft interes në shtetin fqinj, Italinë. Gazetarë të mediave të rëndësishme italiane kanë qenë në vendin tonë, pas protestave dhe djegies së mandateve të deputetëve të opozitës së bashkuar, ku kanë marrë në intervistë kryeministrin Edi Rama dhe liderët e opozitës.
Në një intervistë për ‘la Republica”, kreu i qeverisë shqiptare thekson sërish se djegia e mandateve nuk është ide e mire, por thotë se teknikisht parlamenti mund të ecë përpara pa probleme. Thotë se në protestë nuk është populli por administrata e PD-së, dhe se e gjitha është 100 % luftë për pushtet. Gjithçka “dirigjohet” nga Berisha – thotë Rama – i cili është “shefi” – siç ai shprehet ndërsa Basha, administratori i deleguar.
Pyetet edhe për deklaratat e forta të ish-kryeministrit Sali Berisha se njerëzit do ta hedhin në lumë dhe se e vetmja mënyrë ta ta eliminuar është një plumb. Por Rama përgjigjet duke risjellë në memorien e tij deklarata edhe më të forta. “Ka thënë edhe më keq se kjo. Është penduar që nuk më vrau kur ishte në qeveri, ai kështu është dhe unë nuk i përgjigjem”.