Rama darkë pune me Erdogan

0
274

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama, i cili në një status në Facebook thotë se me Erdogan ka biseduar për disa çështje siç është projekti i aeroportit të Vlorës dhe Air Albania apo edhe projekte të tjera në fushën e turizmit dhe energjisë.

“Darkë pune me Presidentin Erdogan për ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve;projektet e nisura për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe Air Albania;projektet e reja në turizëm dhe energji;si dhe mbështetjen e Turqisë për programin tonë të ri kundër përmbytjeve”, shkruan Rama në FB.