Rama dhe Thaçi janë takuar sonte në Tiranë

0
487
Miqësia mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama gjen një tjetër pikë kontakti në një darkë të sotme në një ndër lokalet e njohura të Tiranës.
Pas një shëtitjeje të qetë dhe i vetëm në rrugët kryesore të Tiranës të Presidentit Thaçi, burime pranë stafit të  Ramës kanë thënë për ResPublica se Kryeministri është duke darkuar në këto momente me Thaçin në lokalin “Padam”, pranë ish-Radio Televizionit Shqiptar.
Thaçi shoqërohet nga njerëz të stafit të vet, ndërkohë Rama nga njerëz që ai frekuenton rëndom.
Takimi në mjedise të tilla jozyrtare është i dyti pas atij në shtëpinë e re të presidentit të Kosovës në afërsi të Prishtinës, ku Rama ishte prezent dhe shpërndau edhe një foto të posaçme.
Kryeministri i Shqipërisë dhe Presidenti i Kosovës janë dy ndër politikanët shqiptarë që së fundmi janë koordinuar të paktën për çështjen e marrëveshjes me Serbinë.