Rama flet për kufijtë Kosovë-Serbi: Mbështesim çdo marrëveshje që ka përkrahjen e SHBA-ve dhe BE-së

0
278

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur hapur për ndryshim të vijës kufitare mes Kosovës e Serbisë.

Në një intervistë për gazetën zvicerane NZZ, ai ka thënë se ky ndryshim i kufijve ndodhë natyrshëm, njofton Klan Kosova.

“Kjo është një gjë e natyrshme,” është shprehur ai ndërsa ka theksuar se kufijtë e Kosovës në Mal të Zi dhe Maqedoni janë ripërcaktuar në vitet e fundit.

Njëkohësisht Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk është e përfshirë në negociatat mes Kosovës e Serbisë.

”Se si duhet të duket marrëveshja përfundimtare, duhet të vendosin Kosova dhe Serbia”, thotë ai.

Ndonëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës po nxisin një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, kryeministri shqiptar Edi Rama, ka folur për një vijë të re kufitare që do të ishte e mundshme.