Rama fton gratë që t’i ndalin burrat e tyre për të mos iu bashkuar protestës së opozitës

0
304

Kryeministri Edi Rama, u bëri thirrje grave të Beratit që të mos lejojnë burrat e tyre të shkojnë në protestën e opozitës të shtunën që zhvillohet në Tiranë. Ai shtoi se organizatore e protestave ishte Monika, se po të ishte për Lulzim Bashën do të flinte gjumë deri në vitin 2021.

Rama: “Ato teoritë që ne po i djegim dhe po ikim nga stadiumi dhe po ju lëmë juve në fushë vetëm. Kështu që dilni gjithë nga fusha dhe të përcaktojmë ne se kush futet në Fushë, janë muhabete që as në kafenenë e fshatit nuk i bëjnë burrat e lëre më gratë se gratë nuk merren me llafe. Nuk ka burra që i hanë këto muhabete.

Unë u bëj thirrje grave të beratit ti kapin burrat prej xhakete dhe mos i lënë të ikin në Tiranë. Se sebeb duan. Se thonë hajde të dalim të shohin çfarë do bëhet nga Tirana. Nuk do të bëhet asgjë. Sido që të jetë puna, ju e keni ekonominë në dorë. Dhe kur vjen puna tek burrat, burrat socialistë edhe i bëjnë ndonjë punë, kurse burrat demokratë vetëm për punë nuk i ke. Punë sprapthi është ajo, por edhe atë punë nuk e bën Luli por Monika se po të ishte për Lulin do ja kishte fut gjumit deri në 2021”.

Rama tha se në zgjedhjet e ardhshme lokale, Partia Socialiste do t’i fitojë të trija bashkitë e qarkut të Beratit.

Rama: Pse e bëjnë? Çfarë do të bëjnë në Berat? Thjesht do ta dorëzojnë Bashkinë e Beratit, Kuçovës, bashkinë e Skraparit. Të treja, do t’i dorëzojë paqësisht.

Jo po nuk hymë në zgjedhje, unë them do hyjnë, edhe po nuk hynë ne i kemi ndarë gjërat, Luli me Monikën, dhe Monika me Lulin, ne me njerëzit, njerëzit me ne.

Kreu i qeverisë përsëriti gjithashtu se shqetësimi i krerëve të opozitës është reforma në drejtësi./Oranews/