Rama i përgjigjet opozitës: Asnjë minimum ndërgjegjie në këtë luftë!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot opozitës sa i përket deklaratave për rritjen e fondit të akorduar në luftën kundër koronavirusit, duke e krahasuar me fondet e akorduara nga shtete e tjera.

Rama shkruan se opozita nuk ka asnjë minimum ndërgjegjie në këtë luftë.

“Kam dëgjuar kohët e fundit kaq miliard do japë Amerika dhe kaq Gjermania, nga ata që nuk kanë asgjë në dorë dhe që e kanë kollaj t’ju japin edhe nënë e babë. Ata jua kam lënë juve t’i gjykoni sot dhe të mos i harroni nesër, për të gjitha çudirat që ju thonë, pa pasur asgjë në dorë dhe asnjë minimum ndërgjegjeje, në këtë luftë ku nuk bëhet politikë mes partive, por zhvillohet një betejë pëllëmbë për pëllëmbë, mes një populli të tërë dhe një armiku të padukshëm që i kanoset të dashurve tonë, më të moshuarve dhe më të dobëtëve fizikisht”, tha Rama.

Lini një Përgjigje