Rama: Kompania Kuq e Zi së shpejti do të ngrejë avionët e saj, aplikoni për punë (Video)

Kryeministri Edi Rama përmes një reklame në facebook u bën thirrje të rinjve e të rejave në Shqipëri të moshës 21-29 vjeç, dhe me njohuri të anglishtes të aplikojnë për punë.
Sipas tij, një kompani shqiptare për herë të parë do të nisë fluturimet që do të quhet “Air Albania”. Ai nuk ka dhënë ndonjë datë, por deklaron se “kompania kuq e zi, së shpejti do të ngrejë avionët e saj”.
Statusi i plotë i Kryeministrit në facebook
A dëshiron të punosh në kompaninë ajrore të Shqipërisë që së shpejti do të ngrejë avionët e saj?
Ambicia jonë është që AIR ALBANIA të bëhet zgjedhja e parë e çdo shqiptari dhe duam që vajza e djem të zgjedhur të këtij vendi, të mikpresin e të shërbejnë në bordin e avionëve të krenarisë sonë kombëtare.
Çdo vajzë e djalë që përmbush kriteret dhe dëshiron të provojë veten në konkursin për një vend në trupën e kompanisë kuqezi, është i mirëpritur.