Rama largohet nga Kuvendi nën masa të forta sigurie

0
348

Kryeministri Edi Rama, nën masa të forta sigurie, është larguar nga Kuvendi për në zyrën e tij.

Kreu i qeverisë u largua menjëherë pas përfundimit të fjalës së tij, ndërsa tha se do të udhëtonte drejt Italisë.

Ndërkohë, opozita vazhdon protestën jashtë Parlamentit dhe po e bën të vështirë punën e parlamentarëve. Kjo situatë ka ardhë pasi që PD-ja i ka djegur mandatet dhe e ka vendosur që ta pamundësojë jetën institucionale në Shqipëri, me qëllim që vendin ta çojë në zgjedhje të parakohshme.