Rama: Opozitës i ofrojmë dialog, por jo zgjedhje të parakohshme

430

Kryeminstri Edi Rama përmes një deklarate për mediat është shprehur se vendimi i opozitës për djegien e mandateve është një akt i padëgjuar.

Sipas tij, ky është lajm i keq për demokracinë, duke pranuar për herë të parë se kjo gjë mund të ndikojë në mos çeljen e negociatave me BE-në në qershor të 2019-ës.

“Është ditë e keqe për demokracinë shqiptare, e dëmshme për jetën politike, kjo është një zgjedhje destruktive, fatkeqësia e këtij vendi që goditet nga bijtë e vetë. Kjo mund të rezultojë fatale për hapjen e negociatave këtë vit ashtu si pamjet e turpshme të së shtunëns që bënë xhiron e botës. Nuk jam për të fajësuar opozitën aspak, nuk jam i qetë që opozita sot është kthyer në shqetësim real për partnerët tanë SHBA dhe BE”, ka deklaruar Rama.

Ndër të tjera, në konferencën e tij për mediat shefi i qeverisë ka deklaruar se janë të gatshme për dialog në të mirë të demokracisë së vendit.

“Jemi gati të ulemi e të dialogojmë për të mirën e demokracisë së vendit. Ajo që i shërben demokracisë nuk është as dhuna ndaj institucioneve as implikimi me dhunë, ato e dinë se humbjen e zgjedhjeve e kanë të pashmangshme, sovrani nuk është ai që del në rrugë por ai që del në zgjedhje. “

Gjithashtu Rama është shprehur se mazhoranca do të vazhdojë të punojë, duke shërbyer me përulësi njerëzve cilado partie qofte.

“Detyra jonë është të veprojmë drejt me të drejtën që na kanë dhënë qytetarët me votën e tyre, ndërsa qytetarët demokrat nuk i përfaqëson sot askush më. Kjo shumicë qeverisëse do të vijojë punën për Shqipërinë jo sikur ska ndodhur asgjë por më me përgjegjësi ndaj asaj që ka ndodhur. Dallimi nga sot është se ato që ikën do të bëjnë çmos që të përçajnë ne do të vazhdojmë rrugën tonë.”