Rama pas finales: Shqipëria la përshtypje fantastike në të gjithë Evropën

0
119

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Shqipëria ka lënë përshtypje fantastike në sytë e Evropës me organizimin e finales së Ligës së Konferencës në Tiranë.

Ai përmes një postimi në “Facebook” ka falënderuar të gjithë ata që kontribuan që nata e së mërkurës të jetë një eurombrëmje.

“Mirëmëngjes dhe me falënderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Evropës, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, në finalen e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania” u ballafaquan Roma dhe Feynordi. Skuadra italiane triumfoi me rezultat minimal 1-0. Realizues i golit ishte Nicolo Zaniolo në minutën e 33-të.