Rama: SHBA duan përfundimin e konfliktit Kosovë-Serbi dhe bashkimin e Kosovës me Shqipëri

Kryeministri shqiptar, z. Edi Rama ka sqaruar gjerë e gjatë qëndrimin e tij në lidhje me mundësinë e ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se e mbështet plotësisht qëndrimin amerikan për këtë çështje.

“SHBA-të duan një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të mbyllet konflikti dhe Kosova të bashkohet me Shqipërinë”, ka thënë Edi Rama në emisionin “Zonë e Lirë”, Klan TV.