Rama: Votën e 2017-ës nuk e luan topi, e jo më Luli

“Bashkia që duam” e çoi këtë fundjavë Edi Ramën në Berat. Duke folur për protestat e opozitës, Rama i siguron që vota e 2017 nuk preket, sikurse sipas tij nuk kanë shans të prekin asnjë fije floku të shumicës.

“Votën e 2017 se luan topi jo Luli… Asnjë fije floku si prekin dot mazhorancës…”

Sipas kryeministrit protestat e opozitës dëmtojnë imazhin e vendit dhe si pasoje dhe ekonomitë e qyteteve si Berati ku turizmi është motori kryesor i të ardhurave.

“Gra demokrate mbani burrat prej xhakete, mos i lini të ikin se duke lejuar dëmtoni veten tuaj”.

Ironizon akuzat e 2 kryetarëve të opozitës për blerje të votave, ndërsa garanton se në zgjedhjet lokale do të mund të marrin drejtimin edhe të 3 bashkive të këtij qarku që aktualisht drejtohen nga opozita.

Gjatë paradites Rama ishte dhe në Universitetin Bujqësor të Kamzës të cilit qeveria i ka akorduar 1 mln Euro për ndërtimin e një ferme didaktike që sipas Kryeministrit do të shërbejë jo vetëm për praktikat universitare, por dhe si burim të ardhurash./Tv Klan/

Lini një Përgjigje