Ramë Lahaj e lë në gjysmë koncertin në shesh, sot i ka vdekur nëna

0
112

Ylli i muzikës, Ramë Lahaj e ka ndërprerë në gjysmë koncertin që po e mbante në sheshin e Prishtinës.

Kjo ka ndodhur pasi tenorit Lahaj i ka vdekur nëna gjatë ditës së sotme.

Këtë e ka bërë të ditur edhe ai vet duke thënë se i duhet të ndërprejë koncertin dhe të vazhdojë të bashkohet me familjarët e tij.

“Ju kërkoj falje por duhet ta ndërpresim këtu sepse sot më ka vdekur nëna, por nuk kam mundur të mos vijë”.

Kujtojmë se sot në shesh ishte organizuar koncert “Ramë Lahaj and Friends” në kuadër të aktivitetit kulturor “Akull n’Verë”.