Ramosaj për incidentin: Ishte verbal, nuk do të ndalem

0
378

Kryetari I Deçanit, Bashkim Ramosaj, në një telefonatë direkte në Interaktiv të KTV-së, ka konfirmuar incidentin e së mërkurës.

Ai ka thënë se ishte përplasur vetëm verbalisht me persona që kishin pasur pakënaqësi lidhur me rrënimin e disa lokaleve në një qendër zejtare në këtë komunë.

Ramosaj ka thënë se i ka miq personat me të cilët ishte përfshirë në incident teksa ka shtuar se “kishin ardhur me qëllimin që të bënin zhurmë”.

Ai ka shtuar se nuk do të ndalet me planin e tij për komunën.