Ramush Haradinaj përkulet para varrit të Ibrahim Rugovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe tek varri i ish-presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.
 Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar edhe familjen Rugova.
”Sot kam bërë homazhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe ndava disa çaste me familjen e tij të nderuar, të cilës i urova mbarësi në këtë vit. Në frymën e trashëgimisë së tij politike, ne po vazhdojmë rrugën për një Kosovë të zhvilluar dhe të integruar në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar, me orientim perëndimor dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Lini një Përgjigje