Ramush Haradinaj pret në takim ish deputetin Florin Krasniqi

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ish-deputetin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Florin Krasniqi.

Temë e diskutimit ndërmjet tyre ishte investimet e diasporës në Kosovë.

Postimi i plotë:

Investimet e diasporës sonë, me potencial të madh financiar janë me interes të jashtëzakonshëm për Kosovën. Prita në takim biznesmenin dhe investitorin kosovar, që jeton në Amerikë, Florin Krasniqin, me të cilin pata kënaqësinë të bashkëbisedoj për impaktin e masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për krijimin e klimës së volitshme për investitorët. RH