Ramush Haradinaj sfidon Albin Kurtin dhe të tjerët

0
260

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbjellur një pemë, derisa e ka sfiduar liderin e VV-së, Albin Kurtin.

Haradinaj pos tij dhe të tjerëve, për mbjelljen e një peme e ka sfiduar edhe igumenin e Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq.

Postimi i plotë në Facebook

Sot iu përgjigja ftesës së Presidentës Jahjaga në përkrahje të fushatës “Mbjelle një pemë”. Zgjodha Kopshtin Parashkollor “Milingonat” në Kodrën e Trimave, për ta bartur shembullin tek fëmijët se sa i rëndësishëm është mjedisi i gjelbër dhe bashkëveprimi me natyrën. Që ta vazhdojnë këtë fushatë vetdijësimi, sfidoj kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje – Albin Kurti, drejtuesin e kompanisë teknologjike Gjirafa – Mërgim Cahani, teologun Xhabir Hamitin, Dom Lush Gjergjin, Shejh Xhemajli Shehun, igumenin e Manastirit të Deçanit – Sava Janjiq, tenorin Ramë Lahaj, sopranon Adelina Paloja, alpinisten Arineta Mula dhe këshilltarin tim Halil Matoshi. Ta dëshmojmë dashurinë ndaj Kosovës, duke e ruajtur dhe rivitualizuar mjedisin tonë.

RH