Ramush Haradinaj tregon se çfarë ka biseduar me Isa Mustafën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, kanë zhvilluar një takim mesditën e sotme në një nga restorantet e kryeqytetit.

Takimi nuk ishte paralajmëruar dhe është zhvilluar jashtë syrit të medias.

IndeksOnline ka pyetur Haradinajn në lidhje me këtë takim i cili ka konfirmuar se sot është takuar me kryetarin Mustafa.

“Po jemi taku me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kemi diskutuar për zhvillimet aktuale politike”, ka thënë shkurt Haradinaj.

Ky takim vjen vetëm dy ditë pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar për aktakuzën ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Lini një Përgjigje