Raport i policisë, 38 aksidente – një i vdekur

0
301

Policia ka njoftuar për aksidentet, arrestimet e tiketat e shqiptuara për 24 orë në Kosovë.

Në statistikat e përgjithshme bëhet e ditur se dje gjatë ditës kanë ndodhur 38 aksidente, një prej tyre me fatalitet.

19 aksidente janë pa të lënduar, ndërsa 19 tjera më të lënduar, raporton policia e Kosovës.

Sa i përket arrestimeve, gjithsej janë 22 të arrestuar për vepra të ndryshme penale.

Kurse, për shkelje të rregullave në trafik janë shqiptuar 1271 tiketa.