Raport i policisë për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë janë shqiptuar 1 mijë e 153 tiketa trafiku, janë arrestuar 14 persona ndërkaq janë shkaktuar 30 aksidente trafiku

Dita e mërkure në Kosovë është shënuar edhe me një vdekje në komunikacion, si pasojë e një aksidenti të trafikut.

Policia ka arrestuar 14 persona, 9 janë dërguar në mbajtje ndërkaq 1 në vuajtje të dënimit.

Në trafik kanë ndodhur 30 aksidente, 16 prej tyre pa të lënduar, 13 me persona të lënduar dhe 1 me fatalitet.