Raporti 24-orësh i policisë

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme gjatë 24 orëve të fundit, përcjell fokusi.info.

Siç raporton policia, gjatë 24 orëve në territorin e Kosovës kanë ndodhur 43 aksidente komunikacioni, nga të cilat aksidente me të lënduar 20, ndërsa 22 kanë qenë pa të lënduar. Kurse, aksidente fatale 1.

Janë shqiptuar 1333 tiketa dhe janë arrestuar 24 persona.

14 persona janë ndalur në mbajtje, ndërsa në vuajtje të dënimit janë dërguar 2 persona.