Raporti i policisë për 24 orë

0
283

Policia e Kosovës në raportin e fundit 24 orësh ka dhënë detaje për numrin e aksidenteve, të arrestuarve dhe tiketave të shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë kanë ndodhur 30 aksidente trafiku, prej tyre 10 me të lënduar, kurse 20 pa lëndime në njerëz, transmeton Indeksonline.

Sa i përket numrit të tiketave të shqiptuara, policia ka bërë të ditur se ka shkruar 1478 të tilla për kundërvajtësit në trafik.

Në po këtë periudhë, Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë persona, gjashtë janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.