Raportohet se një burrë nga Vushtrria ka ndërruar jetë nga koronavirusi

Një person nga Vushtrria ka vdekur si pasojë e koronavirusit, kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Sinjali.

I ndjeri ishte duke u trajtuar në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, por me kërkesë të familjarëve sot është transferuar në QKUK.

Lajmin për Gazetën Sinjali për transferimin e tij e kanë konfirmuar nga Spitali e Vushtrrisë “Sheikh Zayed”.

“Sipas mjekëve ka qenë pozitiv me koronavirus. Sot e kanë transferuar në QKUK me kërkesë të familjarëve”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Sot gjatë ditës Gazeta Sinjali ka raportuar se kanë vdekur një burrë dhe një grua nga koronavirusi në Vushtrri.